SYRI TV/ Vlora vuan mungesën e punëtorëve, agjenti: 2 mijë dollarë, kostoja e punëtorit të huaj

13:30, 21/03/2023
A+ Aa A-

Largimi i të rinjve nga Shqipëria ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore në vend duke detyruar agjentët rekrutues të marrin punëtorë në Nepal apo edhe në Filipine. Helidon Deliu, agjent rekrutues në Vlorë shprehet se ndërtimi, turizmi dhe fasoneritë e vuajnë më shumë mungesën e punonjësve

Nga SYRI TV

Ndërtimi, turizmi, fasoneritë janë kryesisht sektorët që në Vlorë po vuajnë më tepër mungesë e fuqisë punëtore.

Agjenti rekrutues i punonjësve të huaj Helidon Deliu tregon se sot është emergjente sigurimi i fuqisë punëtore të huaj për t’i mbështetur këta sektorë dhe thekson se ai vetë sjell punonjës nga Nepali dhe Filipinet për të punuar në Shqipëri.

Sipas tij, kostoja e një punonjësi të huaj për t;u sjellë në Shqipëri shkon tek  2000 dollarë. Ndërkohë Deliu ndalet edhe te emigrantët që e përdorin Shqipërinë për të shkuar në Europë.

Deliu shprehet se në Shqipëri ka sjelle mbi 250 punonjës të huaj ndërkohë që kërkesat sot në Vlorë për fuqi punëtore i kalojnë 4 mijë. Në rang vendi këto kërkesa shkojnë më tepër se 30 mijë, nga informacionet.

Gazetar: G.Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazhi: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco