Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Albin Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen e Serbisë

Albin Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen e Serbisë

13:28, 21/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë për moszbatim të marrëveshjes së dakorduar në Ohër më 18 mars.

Duke folur para gazetarëve të martën, Kurti tha se zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë menjëherë. Sipas tij, Serbia s’mund të flasë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojë sjelljen e Serbisë, e cila, kur zhvillohen takime thotë se nuk nënshkruaj, dhe ndërmjet takimeve, thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nuk mund të flasë sikur kurrë s’do ta njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto. Kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët, miqtë tanë, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktivë e të përkushtuar e kreativë si asnjëherë”, ka thënë Kurti pas konferencës me temë "Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale” në Prishtinë.

Ai shtoi se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

“Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen dhe në fund merremi vesh, ama ata nuk nënshkruajnë. Për të tjerat, me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, me partnerët tanë amerikanë gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm, dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmanaxhimin e komunitetit serb të adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u mbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, topi tani nuk duhet të jetë te Kosova, por te Serbia.

Të shtunë e javës që kaloi, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u arrit marrëveshja mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi pas përfundimit të diskutimeve mes palëve se Marrëveshja dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara. Kurti ishte i gatshëm të vinte firmë mbi të, por Vuçiç refuzoi. Por Borrelli e bëri të qartë se Marrëveshja dhe Aneksi i implementimit do të bëhen pjesë integrale të procesit të anëtarësimit në BE, për Serbinë e Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco