Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Debate në Komisionin e Sigurisë, Salinji: Raporti i DASH tregoi se këtu nuk ka shtet

13:11, 21/03/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Sigurisë u përfshi nga debate të shumta pas publikimit të raporti të DASH, që fliste për nivelin e lartë të korrupsionit në qeveri dhe mungesën e pavarësisë së gjyqësorit. Deputeti demokrat  Ervin Salinji ngriti shqetësimin për mosparaqitjen e ministrave në komision, një kërkesë që u mbështet edhe nga deputeti socialist, Paulin Stërkaj.  

Nga SYRI TV

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili theksonte nivelin e lartë të korrupsioni në qeverinë shqiptare dhe mungesën e pavarësisë në sistemin e drejtësisë, u kthye në kryefjalë të  mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

Deputeti demokrat Ervin Salinji, duke cituar pjesë të raportit të DASH, kërkoi që kjo çështje të diskutohet në komision.

Më pas debati u zhvendos te mosparaqitja e ministrave, për të dhënë llogari para Komisionit të Sigurisë.

Debatet nuk munguan as mes socialistëve, pasi edhe deputeti i PS, Paulin Stërkaj,  kërkoi që  ministrat të paraqiten në komision për të dhënë shpjegime. 

Në kundërpërgjigje, ministrja Elisa Spiropali deklaroi se ministrat do të dalin para komisionit, siç kanë bërë gjithmonë.

Në mbyllje, Komisioni i Sigurisë miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe të Vëzhguesve në Sinai.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco