SYRI TV/ Punonjësit e portit Shëngjin në protestë, nuk kanë marrë asnjë pagë këtë vit

13:00, 21/03/2023
A+ Aa A-

Këtë vit punonjësit e portit të Shëngjinit nuk kanë marrë asnjë pagë dhe për këtë arsye këtë të martë kanë protestuar. Ata deklarojnë se ky port po shkon drejt falimentimit dhe nuk marrin asnjë përgjigje për rrogat dhe se si do të vijojë puna e tyre

Punonjësit deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestën deri në bllokimin e punës në port. Në portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësinë e pagesave prej kohesh, duke kërkuar që t’i jepet zgjidhje kësaj situate.

Gazetar: M.Marku

Pamje: Syri TV

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco