Hisen Berisha: ‘Status quo’ i shërben Rusisë dhe Serbisë, por jo Kosovës

Hisen Berisha: ‘Status quo’ i shërben Rusisë dhe Serbisë, por jo Kosovës

12:09, 21/03/2023
A+ Aa A-

“Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë! Për ne, marrëveshja e Ohrit është e papranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!”  - Shënim në Fb i z.Hisen Berisha.

Hisen Berisha, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-komandant i UÇK, e ka kritikuar marrëveshjen "gojore" të Ohrit dhe përpjekjet më të fundit të kryeministrit Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Hisen Berisha ndër të tjera tha:

“Në të gjitha qëndrimet e mia të mëparshme, po jo vetëm unë, por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i  ka sugjeruar qeverisë së Kosovës se “status quo” nuk shkon në favor të Kosovës. “Status quo” është në interesin serb dhe rus, - theksoi ai, - sepse vetëm Rusia ka nevojë për këtë “status quo” në Ballkan që të ruajë rolin, ndikimin apo protagonizmin e vet në marrëveshjen që do të arrihet duke pasur parasysh dhe raportet ruso-serbe.

Mirëpo për mua, në këtë formë  siç është arritur, kjo përbën një marrëveshje mbase 150-ditore, ashtu siç edhe e kanë planifikuar në takimin e donatorëve dhe janë biseda në nivele më shumë të klaneve që tani janë përreth zotit Kurti dhe e përdorin atë si marionetë, sic është kryetari, këshilltari i tij për Dialogun, z. Surroi dhe që i ka raportet të ndërtuara prej kohësh edhe në raport me Vuçiçin. Mendoj se këtu nuk do të përbënin obligim për qeverisjet e ardhshme që do të vijnë në Kosovë që  të zbatojnë detyrimet që ai merr, jo vetëm për faktin, jo vetëm për këtë defekt që kanë në hartimin e kësaj marrëveshjeje, por për shkak të procesit politik dhe të devijimit nga kursi i përfundimit të Pavarësisë së Kosovës apo siç ka pretenduar Kryeministri (para dhe gjatë ardhjes në pushtet) se do të bëjë reformatimin e Diolagut dhe të marrëveshjejeve.

Ky formatim e ka kthyer tani Kosovën nga një rrugë ku kishte arritur deri tek marrëveshja finale “all in one” me njohjen në qendër, në plane që nuk janë adekuate për raportet e Kosovës me Serbinë,”  nënvizoi më tej Hisen Berisha./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco