Raporti i DASH/ Noka: Yuri Kim, si shefe e propagandës së Ramës

Raporti i DASH/ Noka: Yuri Kim, si shefe e propagandës së Ramës

12:03, 21/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi pas raportit të Departamentit të Shtetit, që damkosi qeverisjen e Edi Ramës.

Në reagimin e tij, Noka denoncoi edhe heshtjen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut fshikullon qeverinë dhe pushtetin lokal!

Korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore të trajtuara në raport.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në këtë raport, duke konfirmuar akuzat e opozitës.

Raporti flet për korrupsion dhe presion politik ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërsa ambasadorja Kim hesht. E keni dëgjuar ambasadoren Kim të thotë një gjysmë fjale për korrupsionin e Ramës dhe Veliajt?

Yuri Kim sillet si një shefe e propagandës për Rilindjen dhe ka bërë gjithçka për të promovuar politikisht anëtarët e qeverisë, kryebashkiakun Veliaj dhe KM Rama.

Yuri Kim ka mbyllur gojën për korrupsionin dhe duhet të sqarojë shqiptarët përse,” thuhet në reagimin e Nokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco