Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

KAFE SHQETO/ Vasili: Raporti i DASH është më i keqi në 15 vitet e fundit!

11:51, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka komentuar raportin e fundit të DASH, duke vendosur theksin te manipulimi i zgjedhjeve.

Sipas Vasilit, raporti i DASH ka bërë skanerin e situatës dhe kanë vendosur si nënën e të gjithë të këqijave zgjedhjet dhe jo rastësisht thuhet e zeza mbi të bardhë se qeveria manipuloi zgjedhjet.

Vasili: Nuk kam parë në 15 vitet e fundit një raport kaq të ashpër sa ky. Praktikisht i ka bërë skanerin situatës dhe kanë vendosur si nënën e të gjithë të këqijave zgjedhjet, jo rastësisht thuhet e zeza mbi të bardhë se qeveria manipuloi zgjedhjet, sepse kur thotë se qeveria vendosi të gjitha mjetet në dispozicion të saj, fondet publike, administratën dhe të gjitha për zgjedhjet ju e kuptoni që do të thotë për të manipuluar zgjedhjet.

Amerika i thotë qartë qeverisë se e dimë mirë çfarë keni bërë dhe çfarë bëni dhe jeni nën vëzhgimin dhe lupën tonë shumë të fortë. Dhe bashkë më të është dhe paralajmërimi që mos guxoni të tentoni dhe të vendosni gishtin në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco