KAFE SHQETO/ KESH çel tender të dyshimtë për blerjen e energjisë, ja çfarë i shqetëson ekspertët

KAFE SHQETO/ KESH çel tender të dyshimtë për blerjen e energjisë, ja çfarë i shqetëson ekspertët

11:21, 21/03/2023
A+ Aa A-

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, ka hapur një tender për blerje energjie nga 3 deri në 5 vitet e ardhshme.

Tenderi duket absurd, për shkakun kryesor se energjia kuotohet me çmim burse, dhe është e parashikueshme në pesë vitetet e ardhshme.

Ndërkohë, KESH akoma nuk ka përcaktuar as një kosto totale dhe çmim reference për blerjen e energjisë.

Azmir Duleviç inxhinier elektrik, ishte i ftuar në një lidhje me Skype me ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv këtë mëngjes, ku komentoi hapjen e këtij tenderi, teksa e quajti deklaratën e ministres Balluku asgjë më shumë se sa një propagandë.

"Ajo çfarë thotë ministrja Balluku nuk është gjë tjetër veçse një propagandë e radhës që mund të përdoret për një kapital politik."

Pyetur nga moderatori Flavio Qarri se si mundet një vendim për miliarda euro të shqiptarëve, të zgjidhet me email, Duleviç u përgjigj:

"Dhe ky transaksioni i fundit do realizohet në mënyrë jo transparente, pra ne nuk do ta dimë se kush do jenë kompanitë që do marrin pjesë të themi pëR të fituar këtë tenderim, njëlloj siç nuk e dimë edhe sot kompanitë që kanë blerë dhe kanë shitur energjinë KESH-it. POR vetëm shpallet kompania A,B, apo kompania C. Kjo mungesa e transparencës ngre shumë hije dyshimi dhe duhet ngritur zëri për këto çështje, sepse në fund të ditës, këto lekë, këto nuk i paguna KESH por qytetarët shqiptarë.

Por sa mendohet të jetë vlera për të blerë energjinë elektrike për 5 vite?!

“Me atë që unë mendoj dhe besoj që do ndodhi është se do ju referohet përsëri çmimeve të bursës hungareze, por nëse i referohet kësaj burse aty luhatjet ndodhin me orë, jo më me ditë ose me vite dhe normalisht kjo do ishte shumë e besueshme nëse do ishte vendosur një çmim fiks me marrëveshjen ose me këtë tender, por në momentin që kjo është evazive patjetër që ngre shumë pikëpyetje për gjithë procesin në tërësi” u shpreh Duleviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco