DASH: Media mori pagesa nga inceneratorët/ Gazetari: Askush nuk po ndjek paratë, hetimi po sabotohet

DASH: Media mori pagesa nga inceneratorët/ Gazetari: Askush nuk po ndjek paratë, hetimi po sabotohet

11:09, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë shprehimisht:

“Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve."

Kjo është situata tipike kur njeri ngatërron profesion. Për shembull, ti do të bëhesh i famshëm si njeri i letrave, por fama të del për hajdut. Aq shume madje, sa të shkon deri në Uashington. Nejse. 

Pisllëku më i madh në hetimin e inceneratorëve është se askush nuk po ndjek paranë, por hetimi po sabotohet qëllimisht duke u kthyer ne qesharak.

Prokuroria dhe gjykata nuk po u merr paratë, atyre që i vodhën dhe po vazhdojnë t'i vjedhin çdo ditë, për t’ia kthyer popullit. Këta dhe gjithë bota e di shumë mirë ku kanë shkuar dhe ku vazhdojnë të shkojnë paratë, por nuk i kapin.

Një media thuhet se është financuar 9 milionë euro për t'u kthyer në gjylen e inceneratorëve. Pra, me para të vjedhura, banda e inceneratorëve blen ndikim mediatik. Korrupton zërat publikë, korrupton drejtësinë dhe i orienton hetimet sipas interesit të saj duke i bërë qesharake.

Zotërinj të drejtësisë!

Merrni paratë, kaq e thjeshtë është. Pastaj po deshët fusni në burg njerëz, po deshët mos i fusni. Çështja më e rëndësishme është të kthehen paratë e vjedhura dhe që vazhdojnë e vidhen në mënyrë të përbindshme, çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco