SHBA ‘shuplakë’ Ramës, Vasili: Ata e kanë të qartë se në Shqipëri kemi një qeveri të rrezikshme

SHBA ‘shuplakë’ Ramës, Vasili: Ata e kanë të qartë se në Shqipëri kemi një qeveri të rrezikshme

10:50, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ishte i ftuar këtë mëngjes në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ku komentoi raportin e DASH mbi Shqipërinë, raport që miratoi “korrupsionin në të gjitha degët dhe nivelet” e qeverisjes në Shqipëri ndërsa thekson median e financuar nga incineratorët si tregues i dobësisë së gazetarisë në vend.

“Sigurisht dhënia e shembujve konkretë shumë të freskët si rasti flagrant i deputetit Seraj sigurisht ishte një indikacion, një provë e drejtpërdrejtë që ndekja në SHBA e situatës hap pas hapi në Shqipëri, ka marrë një dimension të ri. Pra, vëzhgimi është aq i kujdesshëm, aq i vëmendshëm.

Në këtë rast është çmuar me shumë të drejtë prej tyre, se duke dhënë qëndrimin e tyre për raste të tilla ju tregojnë gjithë shqiptarëve se gjithçka çfarë ka ndodhur ka qenë në paligjshmëri të plotë dhe ata e kanë të qartë se në Shqipëri qeveris një qeveri që shkel ligje dhe dhunon çdo lloj të drejte, pra është një qeveri e rrezikshme për këto qytetarë”, u shpreh Vasili.

Por, a e anashkalon një raport i tillë kaq aktual, ambasadoren amerikane në Tiranë, dhe cili duhet të ishte reagimi i saj, sipas Vasilit?

“Unë do ju them se nga jeta ime politike konkrete, në të gjitha takimet që kam pasur mundësi të kryej gjatë karrierës time politike, me shumë zyrtarë amerikanë, jo vetëm këtu, gjithmonë në çdo takim të çdo lloj niveli, në shumë raste dhe me diplomatë, kam pasur si pikë referimi vetëm raportin zyrtar të departamentit zyrtar të shtetit. Pasi raporti zyrtar i departamentit amerikan është ai qëndrimi i qeverisë se SHBA, në lidhje  me çështjet, ngjarjet, faktet, realitetin e Shqipërisë. Dhe në asnjë rast nuk i jam referuar dhe nuk do i referohem asnjë qëndrimi lokal, i cili mund të ketë të gjitha llojet e mundësive për të qenë subjektiv dhe për të mos qenë i vërtetë” u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco