VIDEO/ Hoxha: Korrupsioni galopant falimentoi Bashkinë e Vorës, SPAK të hetojë tenderat korruptivë

10:49, 21/03/2023
A+ Aa A-

Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Vorës, i ka bërë thirrje SPAK-ut, të hetojë 11 procedura prokurimi të Bashkisë së Vorës me vlerë 14 milionë euro, pasi ka dyshime të qarta për korrupsion.

"Në cilësinë time si kandidat i PD dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”,  - tha Indrit Hoxha nga selia e PD, - "i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit.

Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës. Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera. Bëhet fjalë, jo për lekë xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milionë eurove", theksoi ai.

"Si kandidat për Bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, - nënvizoi më tej Hoxha, - i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë. Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.

Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për kater vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qyetarëve të Vorës.

Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.

Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë insitucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjes, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.

Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.

Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhë një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.

Të gjithë personat që kanë abuzuar me parate e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë! Së bashku fitojmë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco