Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Nga Greqia për në Britani/ Rama tani e sheh Shqipërinë vetëm nga avioni

Nga Greqia për në Britani/ Rama tani e sheh Shqipërinë vetëm nga avioni

10:25, 21/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tani duket se e sheh Shqipërinë vetëm nga ajri.

Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, që fluturon me një çarter personal ngado, pritet të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.

Vizita e tij atje vjen direkt pas vizitës në Greqi, ku Edi Rama dha një lajm shumë të madh për shqiptarët: se kishte hapur një ekspozitë personale.

Ndërkohë, vizita në Britaninë e Madhe nuk do jetë e shkurtër, por pritet të zgjatë disa ditë.

Burimet thonë se ai do të takohet me kryeministrin britanik, me të cilin sërish do të diskutojë për çështjen e emigrantëve shqiptarë që janë dyndur në Britaninë e Madhe.

Edhe pse shqiptarët po largohen masivisht nga keqqeverisja e Ramës, kryeministri deri vonë nuk ka shprehur kurrfarë shqetësimi për këtë eksod masiv.

Nga ana tjetër, Rama ka refuzuar çdo iniciativë ligjore dhe kushtetuese të opozitës për të hetuar në Kuvend mega-skandalin e fluturimeve me çarter.

Rama nuk ka bërë skandal për shifrat kolosale që shpenzon me avionin personal.

Kryeministri shqiptar jo vetëm e përdor avionin personal si taksi, por ka udhëtuar me të edhe në destinacione të tjera brenda Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco