Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Andi Bushati sulmon Ramën: Albin Kurti merr thika pas shpine nga Tirana

Andi Bushati sulmon Ramën: Albin Kurti merr thika pas shpine nga Tirana

00:25, 21/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati shprehet se avantazhimi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas tij, një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë.

Bushati përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë Kurti.

“Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati në Euronews Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco