KESH blen energji deri në vitin 2028/ Eduard Elezi: Duan të përfitojnë, kostot do bien mbi supet e qytetarëve

20:19, 20/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i energjisë Eduard Elezi ka komentuar vendimin e KESH-it në hapjet e një tenderi për blerje energjie nga 3 deri në 5 vitet e ardhshme duke thëne KESH ka bërë gjithmonë ftesa për hapje tenderi.

I ftuar në Edicionin e 'Ores 19' me Armela Ferkon, Elezi është shprehur se nga marrëdheniet që lidh KESH me kompanitë rajonale të energjisë kostot do të godasin tarifën e energjisë elektrike për qytetarin shqiptar dhe biznesin shqiptar.

“Nuk është  se është hapur vetëm ky tende. KESH ka bërë ftesa gjithmonë për hapje tenderi për periudha vjeçare. Hapja e këtyre tenderave justifikon blerjet e ditore, javore që ka bërë KESH-i  në kundërshtim me çdo lloj rregulloreje dhe gjithashtu hapja e këtij lloj tenderi  është një tender i cili mund të ketë një marrëveshje midis KESH-it, KEK-ut dhe kompanive rajonale të cilat janë kompani shtetërore për dhenie-marrje energjie në lidhje me atë që quhet stabiliteti i gjithë transmetimeve të rajonit. Jep dhe merr energji sipas afateve  duke ruajtur një stabilitet  ose ate që quhet përfitimi financiar dhe mund të bëjë edhe me kompanitë e mëdha që janë lider në tregun e energjisë elektrike në Ballkan.

Këto janë kosto që godasin tarifën e energjisë elektrike për qytetarin shqiptar dhe biznesin shqiptar. Kjo është një pjesë e pa studiuar dhe KESH-it sepse tarifat energjetike të miratuara nga enti rregullator janë tarifa vjeçare dhe këto tendera bëhen për 100 vjet, për 30 vjet, 5 vjet, tejkalojnë atë që quhet  kuadri rregullator për përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike”, u shpreh ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco