VIDEO/ Blushi: Veliaj shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat

VIDEO/ Blushi: Veliaj shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat

20:31, 19/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një status në llogarinë e tij në facebook duke denoncuar situatën në një nga sheshet e Tiranës ku dallohet qartë në videon që ka postuar situata katastrofike me plehrat.

Pastimi i plotë:

Ky mal me mbetje urbane, i padenjë për çdo qytet modern në vitin 2023, gjendet në një nga sheshet kryesore të Tiranës, pikërisht në Sheshin "Ëilson".

Ndërkohë 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, kryeaferën korruptive të kandidatit për qeli të "Rilindjes", Erion Veliaj, që shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat!

Më 14 Maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat!

Bashkë Fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco