Igli Cara takon të rinjtë: Durrësi është shtëpia juaj

Igli Cara takon të rinjtë: Durrësi është shtëpia juaj

19:56, 19/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit Igli Cara ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Në një mesazh ne facebook ai ka publikuar edhe foto gjatë kësaj bisede dhe ka theksuar se ky takim “do të pasohet nga dhjetëra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje”.

Mesazhi i plotë:

Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij.

Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetëra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t'ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj!

Bashkë fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco