SYRI TV/ Takimi i Ohrit pa firma në marrëveshje, Berisha: Vuçiç urdhër nga Kremlini të mos firmosë

18:57, 19/03/2023
A+ Aa A-

Aleksandër Vuçiç ka urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman. Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha në një shënim në rrejtin social facebook, ku komenton takimin e zhvilluar në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Berisha shkruan se nëse presidenti serbë vijon të refuzojë këtë marrëveshje, ai duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA.

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me një shënim në rrejtin social Facebook, komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç për firmosjen e marrëveshjes që stabilizon marrëdhëniet mes dy vendeve. Berisha tregon se arsyeja e vërtetë pse Aleksandër Vuçiç refuzon marrëveshjen me Kosovën, është urdhëri që ka marrë nga Kremlini për të mos pranuar planin franko gjerman.

Ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

Berisha shton më tej, se me qëndrimin që ka mbajtur deri më tani, Aleksandër Vuçiç tregon se sa të jetë në pushtet nuk do të firmosë marrëveshje me Kosovën. Sipas Berishës, Serbia duhet të përballet me pasoja nëse vijonë të refuzojë këtë marrëveshje.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë.

Lideri historik i Partisë Demokratike,Sali Berisha shprehet se zvarritja e firmosjes së kësaj marrëveshje, do të jetë me kosto të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco