SYRI TV/ Ministri i Jashtëm i Vatikanit viziton Mirditën, Gallagher mban meshë në Katedralen e Rrëshenit

18:08, 19/03/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Imzot Paul Gallagher, i cili po zhvillon një vizitë 3 ditore në Shqipëri është ndalur edhe në Mirditë, ku ka mbajtur një meshe në Katedralen e Rrëshenit. Në fjalen e tij para Mirditoreve Imzot Paul  Gallagher  theksoi se në këtë jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria mes njëri - tjetrit, ndërsa Ipeshkvi Rrëshenit Dom Gjergj Meta u shpreh se Kisha Katolike duhet të shohë nga e ardhmja.

Syri tv

Qyteti i Rrëshenit ka mirëpritur  këtë të diel Imzot Paul Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit.

Imzot Paul Gallagher drejtoj meshën e shenjtë në katedralen e qytetit, ku përshëndetja e mirëseardhjes u mbajt nga Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili përcolli mesazhin e tij në këtë kuadër të kësaj vizite.

Në fjalën e tij para Mirditoreve Imzot Paul Gallaghe  theksoi se në këtë jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria mes njëri tjetrit.

“Mirësia është jete,  dashurie, pranim gatishmërie dhe falje. Drejtësia është paanshmëri dhe hapje ndaj vullnetit te zotit. E vërteta është aderimi ndaj ungjillit dhe kritereve te tij. Ne e dimë se  qëllimi për të qene gjithmonë drite nuk arrihet  kurrë plotësisht, se ka gjithmonë zona me hije por nuk duhemi te shkurajohemi kurrë sepse zoti është me ne”

Sekretari i shtetit të Vatikanit Paul Richard Gallagher po zhvillon një vizite tre ditore në Shqipëri dhe pjesë e agjendës së tij ishte dhe Mirdita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco