SYRI TV/ Crawford u përgjigjet akuzave të mediave të Ramës: Shteti shqiptar nuk fitoi asnjë aktpadi në arbitrazh

17:30, 19/03/2023
A+ Aa A-

Kreu emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, u është përgjigjur me fakte pretendimeve të mediave shqiptare pranë qeverisë, se ai ka mashtruar në lidhje me faktin se McGonigal dhe Edi Rama ishin të lidhur me kompanitë ruse të naftës. Crawford publikoi dokumente, që tregojnë të kundërtën e asaj që është publikuar në media. Në një nga përgjigjet tregohet sesi një kompani amerikane, e cila investoi në vendburimet e naftës në Shqipëri, fitoi 12 milionë dollarë në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare, për shkak se Ministria e Energjisë dhe AKBN nuk kishin përmbushur detyrimet e tyre.

Syri TV

Mark Crawford, kreu emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, përgënjeshtroi artikujt e publikuar në mediat pranë qeverisë Rama. Disa media pranë qeverisë së kryeministrit Rama, publikuan një artikull të sponsorizuar, duke tentuar t`i cilësojnë si mashtrime deklarat e Mark Crawford, i cili për Syri TV dhe mediat amerikane, ka deklaruar se Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI Charles McGonigal kanë favorizuar kompanitë ruse për naftën shqiptare.

Këtyre deklaratave, Mark Crawford u është përgjigjur me një Fact Check me dokumenta dhe artikuj mediatik. Në pikën e parë të artikullit të sponsorizuar nga mediat pranë qeverisë, supozohet se Mark Crawford ka qenë ndërmjetës i shitjes së kompanisë Stream Oil and Gas te kompania amerikane Trans Atlantic Petroleum, e biznesmenit amerikan Mitchell Malone.

Në artikull gjithashtu aludohet se kjo kompani zbuloi se ishte mashtruar për borxhet e prapambetura të kompanisë Stream Oil and Gas. Por e vërteta duket se është ndryshe. Në fakt, kompania amerikane Trans Atlantic Petroleum, ka fituar një padi ndaj shtetit shqiptar në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit. Në padi zbulohet fakti se përgjegjës është pikërisht shteti shqiptar, dhe konkretisht Ministria e Industrisë dhe Energjisë, që për periudhën në fjalë drejtohej nga Damian Gjiknuri. Dhe pas përfundimit të gjyqit, kompania amerikane fitoi plot 12 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj shtetit shqiptar, për shkak të shkeljeve të kryera nga Ministria e Rnergjitikës drejtuar nga Damian Gjiknuri.

Një tjetër pikë e artikullit të publikuar në mediat pranë qeverisë, është tentativa për të përgënjeshtruar deklaratën e Crawford, se Damian Gjiknuri favorizoi kompanitë ruse për të marrë naftën shqiptare. Por, edhe për këtë, Crawford ka publikuar artikuj dhe dokumente mediatike të cilat kompromentojnë Damian Gjiknurin në favorizimin që u ka bërë kompanive ruse të naftës, ndonëse në Kongresin amerikan kishte pretenduar të kundërtën. Crawford i referohet të dhënave të aktakuzës së ngritur nga Departamenti i Drejtësisë kundër ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, ku përmenden fushat e naftës në Shqipëri dhe kompanitë ruse. Në reagimin e tij, Crawford jep përgjigje për çdo akuzë të ngritur nga mediat shqiptare, duke bashkëngjitur fakte dhe dokumente që nxjerrin blof artikujt e sponsorizuar të tyre, të cilat kanë si synim të mbrojnë kryeministrin Edi Rama, i kapur tashmë në aferën McGonigal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco