Tërbimi i Karlo-s për aferën e  inceneratorëve!

Tërbimi i Karlo-s për aferën e inceneratorëve!

16:15, 19/03/2023
A+ Aa A-

Karlo Bolino është një botues mediesh që s’mund të jetojë pa e ngjyer gishtin në afera korruptive me pushtetin. Kështu është mësuar të mbijetojë në tregun shqiptar, duke iu lëpirë çdo pushteti të majtë, çdo individi që del prej saj sado hajdut dhe abuzivist të jetë ai.

Në këto prag zgjedhjesh duket disi i alarmuar. Gjumin e Karlos e ka prishur një humbje eventuale e Erjon Veliajt në zgjedhjet lokale. Është ai që e financon, është ai që detyron bizneset të investojnë te Karlo, është ai që i jep prona publike, është ai që ndërhyn tek AKSH-i, e te çdo kompani e përzier në afera për të grasatuar mediet e Bolinos, që më pas t’i përdorë ndaj çdo kujt që guxon ngre zërin për ndonjë aferë, apo guxon të synojë fronin e Erjon Veliajt.

Për shembull ka disa ditë që Bolino po rrëmon mbarë e prapë për të gjetur ndonjë gjilpërë të fshehur në mullarët e gjirizeve që është mësuar, për të sulmuar kandidatin për Bashkinë e Tiranës të opozitës Belind Këlliçi, pasi nuk po përtyp dot dokumentet që ky i fundit i nxori në Parlament, për marrëdhënien jo dhe aq ortodokse që Bolino kishte me aferën e incineratorëve.

Thagma e radhës ishte një deklaratë që Belindi dha gjatë një interviste në TVSH ku u shpreh se një nga gjërat e para që do bënte ishte “ndërprerja e pagesës prej 80 mijë euro në ditë, 2.4 milionë në muaj, apo rreth 29 milionë euro në vit për një punë që nuk kryhet dhe kalimin e këtyre fondeve në të mirë të komunitetit”.

Dhe ja si e interpreton gazetari i “pavarur” Karlo Bolino “Natyrisht Këllçi nuk ka treguar impaktin mbi kushtet higjienike që do të prodhonte në kryeqytet mospagesa dhe ndërprerja e shërbimit të mbledhjes dhe asgjësimit të mbetjeve urbane. Për hir të së vërtetës, duke e ditur edhe ai vetë që nuk ka asnjë shans fitore, ky i pastrimit të Tiranës, është një detaj realisht i parëndësishëm”.

Në fakt, tërbimi i Karlos, nuk e justifikon aq shumë këtë fjalinë e fundit. Por po qe se nuk e di, po ia kujtojmë zotit Bolino se paratë për incineratorët më shumë se një shërbim që i jepet Tiranës, i sigurojnë jetën e luksit në ekzil pronarëve Gugallja, Mërtiri e Zoto. Natyrisht pasi shefat e Karlos në Tiranë kanë marrë pjesën e tyre.

Një fakt tjetër që Karlo nuk e di dhe ne po ia kuptojmë, është se 29 euro për ton shqiptarët i paguajnë që Zoto, Mërtiri dhe Gugallja t’i incinerojnë (djegin) ato mbetje, dhe t’i kthejnë në energji të rinovueshme, dhe jo që t’i kapsulojnë (groposin).

Ndoshta Karlos ende nuk i ka rënë rruga andej, por mali i plehrave që është shkaktuar nga kjo aferë është tronditës. Pra, ky incinerator merr 80 mijë euro në ditë, vetëm për të numëruar sa makina hyjnë e dalin në kantier, një punë që mund ta kryente çdo kush me një pagë minimale apo jo. Pra 80 mijë euro në ditë vetëm se fusha e Sharrës shërben si magazinë, dhe kjo s’ka lidhje me pastrimin por me depozitimin.

Por askush nuk duhet te çuditet nga zelli i Karlo Bolinos për të mbrojtur çdo aferë në këtë vend. Fundja ai është në të drejtën e tij, përderisa me këtë soj pushteti ka gjetur “Eldoradon”.

Si të gjithë spekulantëve, Karlos nuk i intereson hiç se nga dalin paratë, se vidhen apo jo taksapaguesit, se nën rrënojat e aferave gjejnë vdekjen dhe 17-vjeçarë, mjaft që të pikojë ndonjë gjë në kanoçen e tij mediatike. Po, ai është në të drejtën e tij ta bëjë këtë përderisa në këtë dreq vendi nuk funksionon asnjë institucion. Ama atë sloganin si “media më e besueshme”, bën mirë ta heqë po nuk do t’i prishë vetes…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/03/2023 18:12

Një plehrë mafioze e jugut të Italisë, i përkrahur nga mafja e majtë italiane, erdhi në Shqipëri me dy palë brekë e një palë çorape … por u bë milioner duke lëpirë bythë e duke grabitur prona të shqiptarëve. E kam takuar sapo kishte ardhur në Tiranë atë lloj lafaraku, gjasme i dërguar nga Gazzetta del Mezzogiorno e mafjes sinistroide e Jugut të Italisë. Komunizmi është mafja më e rrezikshme ndërkombëtare e përkrahur dhe financuar nga qarqiet multimiliardere që avancojnë në qeverisjen dhe grabitjen e Globit me demogagji të majta në shërbim të varfërisë që bëhet gjithnjë më e theksuar. Kjo ideollogji ngatërroi Botën nga “Grushti i Shtetit” Francez, të financuar nga ….., vazhdoi me pushtimin e financave të Perandorisë Austrohungareze nga …, u bë “shkencë” nga … Karl Marksi. U zbatua nga grushti i shtetit në Rusi nga Lenini … Sot financohet me pare korrupsioni nga …. Sorros … Rothçild … e dhjetra multimiliarderë “filantropë” çuditërisht “të majtë”. A thua se miljardat bëhen duke dhuruar … apo duke rrëmbyer. Ky Kar lo Bolino (bole e vogël) është vërtet një hallkë e vogël e zinxhirit të rëndë që rëndon gjithmonë e më rëndë në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por edhe mbi gjithë masat punonjëse të Globit, duke i trembur me fantazmëne nazifashizmit të vdekur prej 80 vjetësh, duke mohuar (fshehur) faktin që e majta e tyre i shkaktoi Botës 130 milion viktima, ndërkohë vazhdon fashiokomunizmi i Putinit të mbjellë horror e mijëra viktima me luftëra të pallogjikshme. Aty brënda kësaj filozofie ndodhet e dhe bolja e vogël Kar lo bolino.

Shto koment

Denonco