Varhelyi: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit të marrëveshjes

Varhelyi: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit të marrëveshjes

16:06, 19/03/2023
A+ Aa A-

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Varhelyi ka theksuar se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.

“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell në një deklaratë për mediat pas dialogut 12 orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE në Ohër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco