VIDEO-SYRI TV/ Kandidati i PD takim me të rinjtë e Durrësit, Cara: Rama grabiti pronën publike

15:16, 19/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara premtoi më shumë mbështetje për të rinjtë, gjatë takimit që zhvilloi me ta. Cara foli për aferën e Portit të Durrësit, duke akuzuar kryeministrin se i fali pronën publike dhe taksat, mikut të tij.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, për Durrësin, Igli Cara, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit bregdetar, të cilëve u bëri thirrje të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe te kontribuojnë për vendin e tyre.

Ndërsa kërkoi besimin e durrsakëve në 14 maj, Cara u ndal te afera e Portit të Durrësit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se i fali paratë e qytetareve, mikut të tij, Alabbar.

Edhe kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, u ndal te rëndësia strategjike e portit të Durrësit.

E pranishme në takim ishte edhe Presidentja e Forumit Rinor të Partive Popullore Europiane, Lidia Perieria, e cila shprehu mbështetjen për kandidatin e opozitës Igli Cara.

‘Ju duhet ti fitoni këtë zgjedhje. Të filloni një kapitull të ri për Shqipërinë, dhe ky kapitull mund të nisë këtu nga Durrësi, në këtë qytet të bukur dhe me kaq shumë potencial’,-tha Periera.

Cara premtoi se do vendosë në dispozicion një fond për të rinjtë dhe studentët ekselentë në rast se merr, karrigen e kryebashkiakut të Durrësit më 14 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco