VIDEO-SYRI TV/ PD takim me anëtarët në qytetin të Kukësit, Vokshi: Në 14 maj, nga këtu nisim fitoren

13:44, 19/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, zhvilluan takime më strukturat e Kukësit, ku prezantuan kandidatin e opozitës, për këtë Bashki, dr. Admir Sinamatin. Deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi e Isuf Çelaj shprehën bindjen se Sinamati do të fitojë bashkinë e Kukësit, duke theksuar se është ai përfaqëson vullnetin e demokratëve.

Nga SYRI TV

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, kanë prezantuar në një takim me strukturat, e Kukësit, kandidatin e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, për këtë bashki, Admir Sinamatin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deputetët Albana Vokshi dhe Isuf Çela, shprehën mbështetjen e tyre, për doktor Admir Sinamati, i cili do kandidojë në logon e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.

Përballë, Admir Sinamatit në garë për bashkinë e Kukësit, pritet të jetë kryebashkiaku aktual Safet Gjici, megjithëse emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen më 25 mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco