Malltezi: Parku kombëtar sipas Edi Ramës

Malltezi: Parku kombëtar sipas Edi Ramës

13:33, 19/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i mjedisit, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me shpalljen e Vjosës së Park Kombëtar.

Malltezi shkruan në Facebook se, përveç deklaratës së Ramës, nuk ka një hartë që tregon se cila pjesë mbrohet, nuk k asnjë masë për të ndaluar ndotjen dhe shfrytëzimin e Vjosës.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

Lumin Vjosa e shpalli Park Kombëtar para 3 ditësh. Po Harta ku është? Cila pjesë mbrohet? Në Park Kombëtar nuk lejohet të ketë ndotje, por:

1. Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliaj (si edhe dhjetëra fshatra gjate udhës) derdhen në Vjose (0 impiant trajtimi ujërash te zeza)

2. Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh Gorishti) - 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë.

3. Gurore të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob mu buzë Vjosës e nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin ryshfet e vota Ramës.

4. Po me HEC Kalivaç dhe HEC Poçem që ua dha Rama turqve çfarë po bëhet? HEC në park Kombetar?

Vjosa: Park apo fasadë? A është publike HARTA e Parkut Kombëtar? A lejohen të derdhen ujërat e zeza të qyteteve në Park Kombëtar? A lejohet të derdhen mbetjet e naftës në PK?

A lejohen gurore që marrin zhavorret lumore në PK? A lejohen Hidrocentrale në PK?

Këto nuk lejohen. Duhen anuluar Guroret, HEC-et, ndotja e naftës dhe fillimin për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. Deri atëherë je në mashtrim e tallje të gjithë publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco