‘Me të shtrirë në tokë, as Nënë Tereza nuk ja doli dot’/ Bardhi: Cinizmi i Erjon Veliajt me shenjtoren shqiptare

‘Me të shtrirë në tokë, as Nënë Tereza nuk ja doli dot’/ Bardhi: Cinizmi i Erjon Veliajt me shenjtoren shqiptare

10:57, 19/03/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e fushatës së PD-së për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën cinike të Erion Veliajt, të para dy ditëve në një mbledhje të këshillit bashkiak.

‘Me të shtrirë në tokë, as Nënë Tereza nuk ja doli dot’, është shprehur Veliaj gjatë mbledhjes, dike reaguar me cinizëm në lidhje me protestat dhe reagimet e demokratëve dhe qytetarëve të Tiranës, kundër politikave të tij.

Reagimi i Silvi Bardhit:

Cinizmi i Erjon Veliajt me shenjtoren Nënë Tereza.

Kryebashkiaku në ikje i Tiranës, Erion Veliaj, nuk kursen as shenjtoren Nënë Tereza në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ndërsa ligjëron në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj ka zgjedhur të bëjë një paralelizëm krejtësisht të pavend mes humanizmit të Nënë Terezës dhe mënyrës që ai ka instaluar për të menaxhuar kryeqytetin.

 ‘Me të shtrirë në tokë u përpoq Nene Tereza në Kalkutë nuk ia doli dot, ata shtriheshin të gjithë në tokë dhe nuk ia dolën, se ndryshe do të ishte bërë Kalkuta një vend për tu kopjuar, dhe sdo të kishte nevojë për shërbimet e Nënë Terezës. Po komb, qytet apo zonë urbane, të ketë lulëzuar duke u shtrirë në tokë, nuk gjendet’, shprehej Veliaj para Këshillit Bashkiak

Në fakt, Kryebashkiaku në ikje i Tiranës, harron se misioni i Nënë Terezës ishte të ndihmonte dhe t´i shërbente njerëzve në nevojë, atyre që vuanin më shumë.

Nëse Veliaj do të ishte pak më i vëmendshëm në vitet e shkollimit, apo do t´i kushtonte më shumë rëndësi fakteve, do të kuptonte se shenjtorja Nënë Tereza u kthye për miliona njerëz në Kalkutë edhe nënë edhe baba, edhe infermiere, dhe mbi te gjitha shërbëtore e tyre!

Misioni i Nënë Terezës ishte t'u jepte shpresë njerëzve qoftë edhe përmes besimit në Zot, dhe jo t´ua varroste përfundimisht shpresën sikundër ndodh sot në Tiranën tonë, ku pas fasadave të kuruara me kujdes, qëndrojnë mure të çara, apo themele të shkërmoqura.

Erjon, ti je antiteza e Nënë Terezës!

Ti edhe kur mendon se po i shërben qytetarëve, i gropos edhe më shumë shpresën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco