Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Vuçiç: Njëfarë marrëveshje është arritur, por nuk kam nënshkruar asgjë!

Vuçiç: Njëfarë marrëveshje është arritur, por nuk kam nënshkruar asgjë!

23:05, 18/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat se “njëfarë marrëveshjeje është arritur”.

“Jam i kënaqur për këtë, por nuk është e gjitha”, tha ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim që u ndërmjetësua nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, u bisedua për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se nuk ka nënshkruar asgjë.

"Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë. Prioritet mbetet formimi i Asociacionit, pala shqiptare insistoi për nënshkrimin e marrëveshjes. Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Do të diskutoj në Serbi për atë që kam rëndë dakord. Nesër do të raportoj për atë se çfarë ka ndodhur. Do të kemi edhe deklaratat edhe të Borrell e Kurtit. Duhet të qëndrojmë në rrugën evropiane. Kurti ka kërkuar dokument, por unë kam kërkuar që asgjë nuk mund të bëhet në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë. Ka shumë gjëra për të cilat nuk jemi pajtuar, sepse është puna jonë që të trajtojmë mospajtime. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë goxha e gjatë", tha presidenti serb.

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatërve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje", shtoi presidenti serb. 

Takimet në Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco