Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Meta takim me shtabin elektoral të Indrit Hoxhës: Në 14 maj nisim një erë të re për Vorën dhe Shqipërinë

Meta takim me shtabin elektoral të Indrit Hoxhës: Në 14 maj nisim një erë të re për Vorën dhe Shqipërinë

22:36, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar me shtabin elektoral të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhën.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se qeveria aktuale ka ndërruar 5 kryetarë dhe e ka falimentuar këtë bashki.

‘Në 14 maj do të nisë një ‘erë e re’ për Vorën dhe për gjithë Shqipërinë’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

I lumtur të takohesha sot me shtabin elektoral të Kryebashkiakut të ardhshëm të Vorës, Indrit Hoxhës.

Nuk ka në vendin tonë asnjë Bashki, që ka numrin më të madh të bizneseve dhe investitorëve se kjo e Vorës.

Por në 4 vjet "Rilindje", ndërroi 5 Kryetarë Bashkie dhe falimentoi atë dhe rrugët e Domjes dhe Vorës janë ku thërret qameti.

Ndaj të vrapojmë drejt 14 Majit për të nisur një erë të re për Vorën dhe për Shqipërinë.

Bashkë Fitojmë! ✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Vore #14Maj #NdryshimMeCdoC

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco