Skandali/ Meta: Vetëm 'rilindja' mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me legjendën Elez Isufin

Skandali/ Meta: Vetëm 'rilindja' mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me legjendën Elez Isufin

21:50, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të deputetit të Partisë Socialiste Tonin Gogu i cili e quajti Hajredin Pashën heroin e dibranëve.

"170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione", shkruante Gogu në Facebook.

Madje, nuk e me ke kaq shpërfaqjen e injorancës funksionale, por Gogu ka krijuar edhe hashtaget me emrin e ish-gjeneralit famëkeq të osmanëve, Hajredin Pashës #hajredinpasha #hero #song #dibra #history.

Vetëm "Rilindja” mund ta ngatërronte Hajredin Pashën, me Legjendën e Dibrës dhe të mbarë kombit, Elez Isufin’, shkruan Meta në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco