Bashkia e Veliajt e pashpirt edhe me fëmijën autik!

Bashkia e Veliajt e pashpirt edhe me fëmijën autik!

19:42, 18/03/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Veliaj dhe Bashkia e tij arrijnë kulmin derisa i mohojnë ndihmën fëmijës, që vuan me autizëm për 4 vjet duke shkuar edhe në gjykata kundër familjes së fëmijës.

Këta të pashpirt që vjedhin miliona dhe bëjnë propagandë dhe spërdredhje të pështira përpara kamerave nuk i japin ndihmën aq jetike fëmijës autik.

Mohimi nga bashkia i mbështetjes me mësues shtesë ka shkaktuar regres në zhvillimin mendor të fëmijës. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësinë e jetës së familjarëve.

Dy prindërit e fëmijës për shkak të problemeve shëndetësore të fëmijës së tyre me autizëm kërkuan caktimin e një edukatoreje shtesë, e cila do të ndihmonte fëmijën që të avanconte në mësim-dhënie, njëlloj me bashkëmoshatarët e tjerë.

Fëmija paraqitet edhe para Komisionit Multidisiplinar Mjekësor, i cili rekomandon që i mituri duhet të asistohet nga një mësues shtesë të paktën pesë orë në javë.

Por Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtoria Vendore e Arsimit Tiranë, i caktohet një mësuese shtesë për fëmijën e mitur që të zhvillojë vetëm një orë mësim në javë për fëmijën e mitur.

Pra thuajse asgjë në krahasim me atë që kishte nevoje fëmija autik.

Komisioneri Kundër Diskriminimit, në prill të vitit 2020, konstaton se institucionet shtetërore, përfshirë drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe Zyra Arsimore e kryeqytetit kanë diskriminuar fëmijën e mitur.

Në vendimin e Komisionerit kundra Diskriminimit lexohet ndër të tjera se: “Rekomandimi i komisionit multidisiplinar për të asistuar fëmijën me mësues ndihmës i është njoftuar Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (DPÇK) më datë 07.01.2020. Edhe pas datës 07.01.2020 DPÇK, Bashkia Tiranë nuk rezulton që të ketë marrë asnjë masë për të zbatuar rekomandimin e komisionit multidisiplinar dhe për të siguruar mësuesin ndihmës”.

Ndërsa në Gjykatën Administrative u thirrën ekspertë psikologjikë, të cilët arritën në konkluzionin se “Mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale”.

Kjo është bashkia apo neveria bashkiake mizore e Erion Veliajt.

Këta hipokritë me Veliaj në krye, që bëjnë propagandë të fëllliqur e që vjedhin me inceneratorë e shkatërrojnë qytetin me kulla janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Largimi i këtyre në 14 maj është mision në emër të jetës, shëndetit dhe qetësisë familjare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco