SYRI TV/ Sali Berisha foltore me shqiptarët në Londër: Ambasadori britanik mashtroi qeverinë e tij

19:29, 18/03/2023
A+ Aa A-

Lideri i Opozitës Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në Britnaninë e Madhe, gjatë të cilës akuzoi ambasdorin britanik në Tiranë se Alstair King Smith se ka mashtruar qeverinë e tij, duke ndjekur një veprimtari të ngjashme me atë ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Berisha paralajmëroi publikimi e provave për trillimet që ambasadori britanik ka bërë shpalljen e tij ‘non grata’, si dhe denoncoi praktikat e ndjekura nga Edi Rama për të dëmtuar opozitën shqiptare.

SYRI TV

Lideri demokrat u shpreh se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka tentuar që të bind amabasadorët e vendeve të BE-së që të dalin kundër tij, por është përballur me refuzimin e tyre.

Berisha teksa akuzoi Ramën se ka bllokuar ndryshimet ligjore për të votuar emigrantët, deklaroi se opozita do të nisë betejën që të bëjë të mundur këtë proces.

Sali Berisha denoncoi vjedhjet e bëra nga qeveria Rama gjatë këtyre viteve, politikat e ndjekura që kanë çuar në largimin e qytetarëve nga vendi si dhe kthimin e Shqipërisë në një shtet mafioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco