Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Berisha: Belind Këlliçi ka përballë falsin më të madh, Erion Veliaj!

16:11, 18/03/2023
A+ Aa A-

“14 maji do te jetë dite fitore në Tiranë për Belind Këlliçin”. Kështu deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit që zhvilloi me drejtuesit e degeve në selinë blu ku theksoi se zgjedhjet lokale janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Berisha deklaroi se kandidattët e primarëve kanë përballë rivalë të inkrimimuar, që do të ndëshkohen me votë. Ai u bëri thirrje struktuarave të angazhohen në takime intensive me qyetarët, në betejën jetike për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi në seli kryetarët e degëve të Tiranës, të cilëve u beri thirrje të angazhohen në takime intensive më qyetarët, duke theksuar se beteja elektorale është jetike për Tiranën dhe Gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh me bindje se 14 maji do të jetë ditë fitore per kandidatin e opozitës për Bashkinë më të madhe të vendit, Belind Këlliçi.

Sipas liderit të opozitës, në Tiranë, opozita garon me një qytetar të vërtetë, i cili ka përballë, falsin më të madh, siç e cilëson ai kryebashkiakun Erion Veliaj.

Berisha theksoi më tej se kandidatët e dalë nga primaret demokrate, do  të kënë rivalë politikë në zgjedhjet e 14 majit, individë të inkriminuar, duke sjellë në vëmendje, kryebashkiakun e arrestuar të Bulqizës, Lefter Allën, dhe atë të Krujës, Artur Bushi, i cili akuzohet se ka abuzuar me tendera.

Kryedemokarti u ndal ehde tek ligji per parashkrimit, për të cilin tha se PD është e gatshme per referendum konbëtar, në mënyrë qëpushtetarët që kanë vjedhur të mos amniztohen.

Fushatë jo vetëm elektorale por edhe poltike të një rëndësie të jashtëzakonshme e cilësoi Berisha 14 majit, ndërsa theksoi se qytetarët presin me entuziazëm fitoren e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco