SYRI TV/ Këlliçi: Bolino mori miliona lekë nga inceneratori i Tiranës

09:30, 17/03/2023
A+ Aa A-

Erjon Veliaj, përmes bosëve të inceneratorit të Tiranës, ka financuar pronarin e Report TV, Karlo Bolino në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Denoncimi i fortë u bë në foltoren e Kuvendit nga kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, i cili bëri publik për herë të parë edhe një e-mail, përmes të cilit Klodian Zoto autorizonte pagesat për Karlo Bolinon. Këlliçi akuzoi edhe kryeministrin Rama, i cili ishte i pranishëm në sallë, se po pengonte zbardhjen e aferës së inceneratorit pasi, përveç Veliajt, mund të dalë edhe emrin e tij

SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranëë, Belind Këlliçi ka denoncuar nga foltorja e parlamentit financimin e medieve pro-qeveritare me paratë e inceneratorit të Tiranës në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Këlliçi publikoi për herë të parë dokumentet, të cilat provojnë se si Klodian Zoto ka autorizuar fondet për pronarin e Report TV, Karlo Bolino.

Këlliçi deklaroi se kjo është prova më e mire sesi kryebashkiaku Erjon Veliaj paguan pronarin e Report TV, Karlo Bolino.

Zoti Këlliçi kishte një mesazh direkt edhe për kryeministrin Rama, i cili ishte i pranishëm në seancën plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco