Berisha: Komisionet hetimore janë jetike, qytetarët presin transparencë për aferën Rama-McGonigal

Berisha: Komisionet hetimore janë jetike, qytetarët presin transparencë për aferën Rama-McGonigal

14:49, 15/03/2023
A+ Aa A-

Duke folur përpara deputetëve demokratë, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se komisionet hetimore parlamentare janë jetike.

“Ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament.

E mban në mënyrën më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës. Ky është një akt i pashembullt në histori. Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç.

Edhe njëherë, duhet t’u bëj shumë të qartë, se dokumente ndërkombëtare, se komisioni i krijuar për hetimn dhe shkaqet e krimeve në Luftën e Parë Botërore, i përcakton masakrat në Lumë, si një gjenocid i mirëfilltë.

Ultranacionalistët serbë janë të gatshëm t’i përsërisin nëse bota e qytetëruar nuk u vë një fre. Operacioni ‘Patkoi’ ishte operacioni më barbar i planifikuar ndonjëherë dhe që u zbatua në Kosovë. Ndaj ne do insistojmë me të gjithë forcën tonë, për kalimin e rezolutës.

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e Edi Ramës. Së pari për udhëtimet e tij me 22 milionë euro në 137 fluturime.

Për shpenzimet e tjera, për vazon 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.

Për sponsorizimin e tij nga kompanitë që rezultojnë me probleme madhore në SHBA dhe Kinë, konglomerati energjetik kinez. Për hapjen e ekspozitës në Hong Kong. Ky njeri nuk bën gjë tjetër veçse merret me pasurimin e tij. Ky është kryeministri më parazit në kuptimin më absolut të fjalës. Shkon në mbledhjen e qeverisë vetëm kur vjedh.

Nuk mundet ai të bllokojë opozitën dhe të drejtat kushtetuese të opozitës. Këto janë çështje konstante tonat në parlament.

Qytetarët presin transparencë. Transparencë të plotë për McGonigalin. Çfarë shkëmbyen ata me njëri-tjetrin? Çfarë ndanë ata me njëri-tjetrin? Cili është roli i Edi Ramës në krijimin e mjedisit të gjobëvënies? Cili është roli i tij jo vetëm me McGonigal, por edhe me Lou Bladel dhe Marko Rossinit në betejën kundër opozitës?

Hetimet këtu janë jetike!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco