Berisha: Mediat ndërkombëtare tani e kanë Ramën personazhin negativ kryesor, po kundërmon erë kudo

Berisha: Mediat ndërkombëtare tani e kanë Ramën personazhin negativ kryesor, po kundërmon erë kudo

14:34, 15/03/2023
A+ Aa A-

Në takimin me deputetët demokrat, kryetari Sali Berisha, komentoi lajmet e shumta në mediat ndërkombëtare, që godasin ashpër kryeministrin shqiptar.

“Një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin, në mbështetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, më entuziast i të gjithë karrierës sime politike.

Si asnjëherë më parë, duhet t’u informoj ju: zjarri, entuziazmi, besimi në fitore është më i madh se çdo herë tjetër.

Demokratët dhe qytetarët janë në një mobilizim të paparë, për t’i dhënë Shqipërisë, vetes, të ardhmes së tyre, mbështetjen, ndryshimin që meritojnë.

Kjo shpjegon të gjithë tmerrin dhe tmerret e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale që ai kryeson.

Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë.

E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin.

Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh.

Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin.

Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco