Lajmi i fundit

Avokat Sokol Mëngjesi ende në intubim, mjekët shtyjnë zgjimin nga koma

‘Partnerja kishte frikë nga arrestimi’/ Zbardhet ankimi i Ahmetajt/ FOTO

‘Partnerja kishte frikë nga arrestimi’/ Zbardhet ankimi i Ahmetajt/ FOTO

13:37, 15/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres. Përmes avokatit, deputeti pretendon se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.

Avokati i Ahmetaj, thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cenuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Në dokumentin e siguruar nga SYRI TV, thuhet se ambienti i kontrolluar duhet të konsiderohej si banesë e deputetit të Kuvendit përderisa ai qëndron në këtë banesë me bashkëjetuesen.

Në ankim kërkohet gjithashtu dhe shpallja e paligjshme e modaliteteve të ekzekutimit të kontrollit personal të partneres së tij dhe banesës, pasi “procedura e zbatuar nga hetuesit e BKH ka cenuar lirinë e zonjës E. H. në kundërshtim me ligjin, dinjitetin njerëzor të saj, të drejtën e mbrojtjes ligjore të çiftit bashkëjetues dhe privatësinë e komunikimeve elektronike”.

Sipas dokumentit të dorëzuar në Apelin e GJKKO, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetajt “nuk është funksionare e administratës e s’ka lidhje me faktet që hetohen nga Prokuroria e Posaçme”.

“Ajo bëhet subjekt kontrolli vetjak e të banesës vetëm se është bashkëjetuese e Arben Ahmetajt. Nga bashkëjetesa ata kanë sjellë në jetë një fëmijë çka konfirmohet fakti që ata të dy bashkëjetojnë në të njëjtën banesë”.

“Nuk ka asnjë dyshim se shtëpia e regjistruar në pronësi të E. H., është dhe banesë e bashkëjetuesit të saj, Arben Ahmetaj, pasi ata konsumojnë aty në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, privatësinë e raportit të mbështetur në lidhjen e bashkëjetesës.

Për këtë arsye, GJKKO ka lejuar kontrollin e apartamentit, ku bashkëjeton me zonjën E.H, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj dhe hetuesit e BKH e kanë ekzekutuar atë në kundërshtim me ligjin.

Duke vendosur të kontrollonin banesën e zonjës E. H., ata ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural”, theksohet në ankimim.

Gjithashtu, ankimimi thekson se bashkëjetuesja e Ahmetajt ka dorëzuar të dhënat për telefonin e saj, teksa është ndjerë e kërcënuar dhe ka pasur frikë se do arrestohej.

“Akti i detyrimit të zonjës E. H. për të deklaruar fjalëkalimin telefonik dhe PIN e kartës SIM është një akt që cenon të drejtën e saj për privatësinë e komunikimeve.

Nuk ka pasur akt autorizues të GJKKO për të ndërhyrë dhe marrë dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private të zonjës E. H. Gjithashtu vënia e saj nën trysni nga hetuesit e BKH menjëherë sapo u vu në kontakt me ta dhe kërkesa e tyre e menjëhershme për të dorëzuar fjalëkalimet që lejonin hyrjen në komunikimet që përmbante telefoni i saj celular është një akt ku shfaqet mungesa e respektit për dinjitetin e njeriut dhe trajtimi poshtërues që i shkaktuan asaj ndjenjën e frikës, ankthit dhe inferioritetit. Pra, dorëzimi i fjalëkalimeve u bë i mundur kundër vullnetit të saj dhe pa pasur mundësinë e një zgjedhje tjetër. Ajo pati frikë se mund ta arrestonin për shkak të kundërshtimit të autoriteteve gjyqësore.

Theksojmë se hetuesit nuk kishin të drejtë të hynin në sistemin kompjuterik të smartphone të zonjës E. H. dhe të merrnin dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private elektronike pa një vendim të posaçëm autorizues të gjykatës. Kjo mënyrë veprimi cenoi të drejtën e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve”, thuhet në padi.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco