Argatët e Ramës përdorin justifikime banale në KQZ për t’u regjistruar

Argatët e Ramës përdorin justifikime banale në KQZ për t’u regjistruar

16:35, 14/03/2023
A+ Aa A-

Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i argatëve të Edi Ramës që kanë lënë në dorë vulën e PD, ka justifikuar Lulzim Bashën, i cili ndonëse deklaroi një vit më parë se po jepte dorëheqjen, nuk e ka bërë këtë gjë asnjëherë zyrtarisht.

Sefa pretendon se ligji nuk e ka lejuar Bashën të depozitojë dorëheqjen, por vetëm të depozitojë emërimin e kryetarit të ri.

 “Pretendimi juaj në lidhje me autorizimin, por nuk është mjaftueshëm i qartë për ju, më bën të besoj se qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe nuk bazohet në ligj. Ka disa autorizime, por edhe për një sërë tagrash që autorizuesi ia lë të autorizuarit në diskrecionin e tij. Unë kisha të gjithë tagrin për të marrë veprime që lejohen në atë autorizim. Interpretimi juaj që nuk ka datën e zgjedhjeve, nuk ka lidhje. Mund të kryhen 10 zgjedhje dhe për të gjitha ai është i vlefshëm. Arsyetimi juaj është i mangët e gjithashtu interpretimi është individual dhe nuk mundet që të bëhet pengesë për regjistrimin e PD-së. Është në kompetencë të kryetarit të partisë sa kohë që është në funksion. Angazhimet janë në emër të partisë, dhe e ka specifikuar qartë. Edhe ai mund të delegohet, ndaj e kemi bërë të qartë se zoti Basha rezulton i regjistruar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqjen. Është këtu sepse në bazë të ligjit për PD nuk mund të depozitohet dorëheqje, por vetëm emërimi i kryetarit të ri dhe për sa kohë nuk ka kaluar në një proces zgjedhor është i pamundur regjistrimi i kryetarit të ri, në regjistër nuk regjistrohet as zv.kryetari, por vetëm zgjedhja e kryetarit të ri”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco