Përplasje në ‘Kafe Shqeto’, Cakrani: Policia, organizatë krimi. Prençi: Tërhiq deklaratën!

13:16, 14/03/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i Emegjencave Civile, Shemsi Prençi është përplasur sot gjatë një diskutimi live në 'Kafe Shqeto' me avokatin Kujtim Cakrani, lidhur me deklaratën e këtij të fundit i cili e quan Policinë e Shtetit bandën më të madhe kriminale në vend, nisur nga të gjitha ngjarjet e ndodhura vitet e fundit.

“Nuk pajtohem kurrsesi me prononcimin tuaj”, është shprehur Prençi i cili ka treguar se mes radhësve të Policisë ka mjaft efektivë të ndërshëm që e bëjnë punën e tyre dinjitoze.

Diskutimi në studio:

Kujtim Cakrani: "Drejtorët e Policive nëpër rrethe, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë persona të cilët sa herë emërohen fillojnë jetën luksoze, ata blejnë shtëpi, troje, makina dhe familja ndryshon tërësisht jetesën. Pra problemi qëndron se këtu policia e shtetit është banda më e madhe kriminale ashtu siç është edhe Prokuroria organizata më e madhe kriminale, prandaj them që këtu shteti është problem i vetes".

Shemsi Prençi: "Unë pajtohem me një pjesë të prononcimit tuaj, por kurrsesi organizatën e Policisë me 12 mijë policë nuk mund ta quaj organizatë kriminale. Ju thatë organizata e Policisë është organizata më e madhe kriminale, tërhiq këtë deklaratë sepse është njësoj si të them që të gjithë avokatët janë sekserë, unë këtë nuk e them dot, por të jesh i bindur që ka drejtorë edhe shefa policie të cilët nuk kanë shtëpi dhe jetojnë me qera, ka pasur dhe nga ata raste që kanë vrarë veten nga pamundësia për të jetuar, organizata e policisë ka njerëz të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar dhe në mënyrë kategorike nuk mund ti quani ashtu.

Këta njerëz, pra të gjitha bandat kriminale policia i ka çuar pas prangave, jo vetëm një herë por dhjetë herë dhe unë vë gishtin të drejtësia shqiptare e cila nuk e ka avancuar më tej hetimin dhe procedimin penal, por është munduar për të gjetur mangësi tek veprimet e para të policisë për të proceduar grupet kriminale dhe kriminelët.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco