SYRI TV/ Edicioni i parë i ‘Shkodra Street Art Fest’, 28 artistë ngjyrosin lagjet e qytetit

12:58, 13/03/2023
A+ Aa A-

Një grup artistësh të rinj, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës dhe mbështetur nga projekti i qeverisë britanike “Rilidhja e Rinisë dhe Shoqërisë Shqiptare” (RAYS), po realizojnë një sërë punimesh artistike si pjesë e “Shkodra Street Art Fest” - Festivali i parë Artit të Rrugës në Shkodër me mesazhe të forta që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria dhe për të rijetësuar hapësirat urbane.

Nga SYRI TV

28 artistë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë bërë pjesë e edicionit të parë të “Shkodra Street Art Fest” – Festivali i Artit të Rrugës në Shkodër, mbështetur nga bashkia e qytetit dhe qeveria britanike . Për 2 ditë artistët i kanë dhënë jetë lagjjes Perash në Shkodër duke realizuar një sërë muralesh, grafite, dhe instalacione artistike. Krijimet kanë për qëllim kryesor rijetëzimin e hapësirave urbane.

Të jetuarit e të rinjve në Shqipëri është një prej arseeve kryesore të  mbështetjes së organizimit nga qeveria britanike.

Një pjesëz e Shkodrës së vjetër, gjurmët e së shkuarës, figurat historike dhe një vështrimi i ri për të ardhmen janë disa nga temat e punimeve të artistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco