Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 majit/ KAS nuk pranon shqyrtimin e ankimimeve, ja arsyeja

Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 majit/ KAS nuk pranon shqyrtimin e ankimimeve, ja arsyeja

12:35, 13/03/2023
A+ Aa A-

Në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe Partisë Demokratike për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarët e KAS pretendojnë se kjo strukturë nuk mund të shqyrtojë këto dy kërkesa pa pasur një vendim përfundimtar të kryekomisionerit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar grupit të Alibeajt që të sjellin dokumente shtesë për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore, me argumentin që duhet të ketë një deklaratë përgjegjësie nga kryetari Lulzim Basha. Kësaj kërkesë, përfaqësuesi ligjor në KQZ është shprehur se nuk do të sjellin asnjë dokument shtesë, me argumentin se dihet botërisht që Basha ka dhënë dorëheqjen.

Më herët KAS refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ledio Nurja, i cili kishte kërkuar përjashtimin e Ledio Brahos nga shqyrtimi i kërkesës së Rithemelimit.

Relatori i kërkesës së PD është ish-ministri i qeverisë Berisha, Ilirjan Rusmali.

Ndërsa Koli Bele është relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco