Lajmi i fundit

Vrasja e punonjësit të hotelit në Dhërmi, arratiset i dyshuari

Vasili publikon skandalin: Rama jep 1.2 mln euro për hotelet e mjekëve turq në Fier

Vasili publikon skandalin: Rama jep 1.2 mln euro për hotelet e mjekëve turq në Fier

18:05, 12/03/2023
A+ Aa A-

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se Rama po jep 1.2 milion euro për hotelet e mjekëve.

Sipas tij, këto shpenzime do të përballohen nga buxheti i shtetit shqiptar për vitin 2023 dhe se në vitin 2022 kanë paguar 340 mije euro.

Vasili: Skandali! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier! Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto. Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar. Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.

Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune. Rama dhe qeveria nuk kane para' dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi. Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.  Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco