‘PL mbështet protestën e dukagjinasve’, Meta: 69 qytetarë kanë humbur jetën nga kushtet e asaj rruge. Banorët meritojnë ndryshimin!

‘PL mbështet protestën e dukagjinasve’, Meta: 69 qytetarë kanë humbur jetën nga kushtet e asaj rruge. Banorët meritojnë ndryshimin!

17:06, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se PL mbështet protestën e mbajtur sot në Shkodër, ku kërkohej ndërtimi i rrugës, e cila ka qenë burim aksidentesh për një kohë të gjatë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se si pasojë e gjendjes ekzistuese të kësaj rrugës kanë humbur jetën 69 qytetarë.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës.

69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate.

Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.

Ndryshim me çdo çmim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco