Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Hetimet për bazën detare të Limionit dhe Shëngjinit, PL: Kthetrave të Ramës nuk i shpetuan as pronat e ushtrisë

Hetimet për bazën detare të Limionit dhe Shëngjinit, PL: Kthetrave të Ramës nuk i shpetuan as pronat e ushtrisë

16:59, 12/03/2023
A+ Aa A-

Pas hetimeve dhe detajev të bërë publikë në media në lidhje me korruzoinin qevroitar me pronto e ushtrrisë ka ragura edhe Partia e Lirisë.

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha thotë në një deklaratë se. “kthetrave te Edi Rames dhe abuzimeve te grupit te tij, nuk i shpetuan as pronat e ushtrise, konkretisht për bazën detare të Limionit dhe Shëngjinit”.

Deklarata e plotë e anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha

Te nderuar qytetare,

Kthetrave te Edi Rames dhe abuzimeve te grupit te tij, nuk i shpetuan as pronat e ushtrise, konkretisht për bazën detare të Limionit dhe Shëngjinit.

Në mars dhe në prill të vitit 2021, Artur Meçollari, ish-zv/komandant i Forcave Detare ka kallezuar penalisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre ministren Olta Xhaçka, ish-shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura Bardhyl Kollçakun e Bajram Begajn, së bashku me ish-komandantin e Forcës detare, Ilir Xhebexhinë dhe ish-komandantin e Policisë Ushtarake, Altin Kurtin, për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë dhe për ndërtimin e një objekti brenda pronës që ndodhet në planin e vendosjes dhe të përhapjes të Forcës Detare. 

Jo me larg se dje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thirri dje deputetin socialit Bardhyll Kollçakun, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, per te dhene deshmine e tij lidhur me pronat ne Sarande Shengjin.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në lidhje me dhënien me qira të bazës detare në gjirin e Limionit Sarandë, rezulton se në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave, parashikohet dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë m2 .

Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696, që bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes, për dhënien me qera të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës. Në projekt-kontratën që “Zëri i Amerikës” siguroi përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përveç ushtrimit të veprimatrisë në fushën e turizmit për 20 vjet, parashikohet dhe ndërtimi nga shoqëria qiramarrëse, i një bankine për forcat detare në gjirin e Limionit në Sarandë.

Padia e dytë e Artur Meçollarit ka të bëjë me ndërtimin e një objekti, nga një subjekt privat, në një pronë të Forcës Detare, pjesë e planit të përhapjes në bazën detare të Shëngjinit. Shqetesimi ngrihet per faktin  se si u lejua që të kryheshin punime intensive për 4 muaj nga nëntori 2020- mars 2021, brenda një baze që ruhet nga roje të armatosura, ku ligji për kthimin e kompensimin e pronave e ndalon kthimin e pronës në planin e përhapjes, që miratohet nga Presidenti”.

Ja pra, te nderuar qytetare, kjo eshte arsyeja pse ushtaraket shqiptare po braktisin detyren, keqtrajtim me pagat dhe te gjithe repartet i jane marre duke jua vene ne dispozicion oligarkeve te Rilindjes.

Kjo eshte arsyeja pse Edi Rama ka bere praktike “gradimin” e gjeneraleve ne deputete e ministra, ku vete ai sundon si Gjeneral Suprem i Ushtrise se Korrupsionit.

Por nje gje eshte e qarte, perballe kesaj ushtrie te korruptuarish e banditesh, ai ka ushtrine e qytetareve te lire, nga Vermoshi ne Konispol e cdo bashkie tjeter qe do tu jape pergjigjen qe meritojne me 14 Maj!

Faleminderit,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco