Shkarkimi i drejtorit të Parkut të Divjakës, Berisha: Rama po rikthen qëndrimet e etërve të tij

19:19, 10/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të drejtorin të Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta, Ardian Koçi, pasi dha intervistë për Zërin e Amerikës.

Berisha e ka cilësuar këtë pushim të udhëruara nga Rama, që po rikthen qëndrimet e etërve të tij ndaj Zërit të Amerikës!

Lideri demokrat e ka cilësuar këtë pushim nga puna një akt të pashembullt në 32 vitet e fundit në Shqipëri.

Koçi, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook, është një ekspert i apasionuar i mjedisit dhe që ka refuzuar të firmosë projekte ndërtimi që shkatërrojnë Parkun Kombëtar të Karavastasë.

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se Rama po rikthen censurën e diktaturës komuniste si prova e radhës e diktatit të mafies në të gjtha fushat në Shqipëri. 

Reagimi
Kujdes nga Zëri i Amerikës!
Pushohet nga puna me urdhër të Ramës drejtori i Parkut Kombëtar të Karavastas.
Fajtor se i dha intervistë Zërit të Amerikës!!
Rama rikthen qendrimet e etërve të tij ndaj Zërit të Amerikës!
Të dashur miq, Drejtori i Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi prej 10 vitesh në atë detyrë pushohet nga puna, me motivin se i ka dhënë intervistë për turizmin natyror Zërit të Amerikës pa marre lejen e eprorëve të tij, dmth drejtuesve të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Ky është një akt i pashembullt në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Intervistat me leje të eprorve në Zërin e Amerikës janë dhënë vetëm në vitet e fundit të diktaturës nga zyrtarë të saj, por jo kurrë pas rënies së saj.
Ky akt nga njëra anë dëshmon rikthimin e regjimit të Edi Ramës në praktikat e monizmit të etërve te tij. Por nga ana tjetër ka të dhëna se zoti Koçi, një ekspert i apasionuar i mjedisit ka refuzuar të firmosë projekte ndërtimi që shkatërrojnë Parkun Kombëtar të Karavastas.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe pushimin nga puna nga Edi Rama të z.Koçi si një atentat i regjimit monist të tij, të bazuar në korrupsionin, krimin, drogën, ndaj lirisë së shprehjes së mendimit dhe rikthim në censurën e kohëravr të mëparshme të diktaturës komuniste dhe si prova e radhës e diktatit të mafies në të gjtha fushat në Shqipëri. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco