Portali i Brukselit/ EurActiv: Fantazma e Bashës shfaqet përpara zgjedhjeve

Portali i Brukselit/ EurActiv: Fantazma e Bashës shfaqet përpara zgjedhjeve

11:26, 10/03/2023
A+ Aa A-

Portali i njohur i Brukselit, EurActiv, publikoi sot një shkrim ku thekson që në titull se ‘fantazma’ e Lulzim Bashës është shfaqur përpara zgjedhjeve lokale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ai që ka të drejtë të paraqesë kërkesën e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga regjistri i partisë kur ai dha dorëheqjen publike në mars 2022,” shkruan EurActiv.

“Por ndërkohë që Basha dha dorëheqjen publikisht, ka dalë në dritë se ai nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në regjistrin e partive, i cili mbahet në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku janë të shënuara të gjitha detajet e partisë, përfshirë edhe emrin e kryetarit.

Në vend të kësaj, tre ditë përpara se të jepte dorëheqjen në mars të vitit 2022, ai nënshkroi autorizimin për delegimin e kompetencave te nënkryetarët e partisë, Enkelejd Alibeaj, Endrit Sefa dhe Gazment Bardhi, për zgjedhjet e vitit 2023.

Më pas, zëvendësit dorëzuan dokumentet në KQZ për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.

Në goditjen e fundit ndaj partisë së përçarë të qendrës së djathtë, KQZ njoftoi se nuk e njeh autorizimin për delegimin e kompetencave dhe se Basha duhet të dorëzojë vetë të gjitha dokumentet që lidhen me zgjedhjet e ardhshme.

Ligji thotë se një kryetar mund të delegojë përgjegjësi vetëm nëse ai mungon ose është i sëmurë, jo në rast të dorëheqjes. Ndaj KQZ-ja nuk mund t’i njohë dokumentet e dorëzuara nga Bardhi, dhe duke qenë se dorëheqja e Bashës nuk u regjistrua zyrtarisht dhe ai mbetet, në letër, të paktën kryetari i partisë, duhet të jetë ai që do t’i paraqesë.

KQZ i ka dhënë PD-së 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentet e sakta, përndryshe rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhje”, shkruan EurActiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco