Fushata/ Këlliçi: Baldushku nuk ka parë asnjë investim këto 10 vjet

Fushata/ Këlliçi: Baldushku nuk ka parë asnjë investim këto 10 vjet

11:06, 10/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranë, ka shkuar dhe është takuar me banorët e Baldushkut, një fshat fare pranë kryeqytetit ku prej dhjetë vjetësh nuk është bërë asnjë investim.

Madje, as të prekurit nga tërmetit nuk kanë hyrë në banesat që iu premtuan nga qeveria e “rindërtimit”.

“Në Baldushk nuk ka asnjë investim prej 10 vitesh! – vuri në dukje, Këlliçi dhe renditi: “Mungon uji për vaditje! Banorët paguajnë faturën e ujit të pijshëm dhe ujë nuk kanë. E kanë zgjidhur individualisht me puse. Policia Bashkiake vjen këtu për t'i bezdisur sa herë duhet të hapin puse për ujë. Tubi që sjell ujin nga liqeni nuk është funksional.  

Të prekurit nga tërmeti nuk kanë hyrë ende në banesat e premtuara. Zona ka atraksione turistike por nuk ka rrugë të shtruara.  

Serat janë djerrë për shkak të emigracionit. Problemet janë të shumta dhe shtohen dita-ditës. Kanë kaluar shumë vite dhe për problemet nuk jepen zgjidhje. Banorët e Baldushkut presin ndryshime. Duhen vepra, jo fjalë! Përpara ka një mundësi për ta ndryshuar këtë realitet,” premtoi ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco