'Pak pasi foli udhëheqësi, SPAK shkoi për kontroll te gratë e Arben Ahmetajt'

'Pak pasi foli udhëheqësi, SPAK shkoi për kontroll te gratë e Arben Ahmetajt'

09:37, 10/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Vetëm pak orë pasi foli udhëheqësi, i cili tha se "po të ishte ai gjykatës, do ishte më keq..", SPAK-u i pavarur u shkon për kontroll grave të Arben Ahmetaj.

Edhe pastaj i kërkohet publikut të besojë se drejtësia është e pavarur dhe, se Ai nuk është gjykatës.

E pavarur, posi!

Sa e pavarur është drejtësia u provua edhe dje. Njësoj si me rastin Edvin Prifti, kur Ai tha u arrestua mjeku, ku në fakt mjeku ishte ende në kafe para gjykatës. Njësoj edhe për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnje.

Njësoj të gjitha rastet. Ai flet, drejtësia vepron.

E pavarur fare!

Ndërkohë për një gjë kishte të drejtë. Dje nuk u soll si gjykatës, por si hetues grash.

Si hetues i grave të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë... Gjest i ulët ky, si hetuesia e komunizmit, që i detyronte gratë të dorëzonin burrat e tyre armiq të partisë e popullit..!!

Ai nuk dje nuk ishte gjykatës, por hetues i grave të armikut të partisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco