Këlliçi: Problem madhor në Tiranë është mungesa e shkollave e çerdheve, banorët i çojnë në privat

Këlliçi: Problem madhor në Tiranë është mungesa e shkollave e çerdheve, banorët i çojnë në privat

09:07, 10/03/2023
A+ Aa A-

Në “Drejt” në RTV Ora, Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë e Tiranës u shpreh se problem madhor në Tiranë që del është mungesa e shkollave dhe çerdheve.     

Ai tha se Të njëjtat shkolla që ai i ndërton me 2-3 milionë euro, BE-ja i ndërton me 700 mijë euro për të njëjtin kapacitet dhe kjo do të thotë se vidhen.                                   

Këlliçi: Problem madhor në Tiranë që del është mungesa e shkollave dhe çerdheve. Me 41 milionë euro që janë mbledhur qysh në vitin 2016 kur është futur në fuqi taksa për infrastrukturën arsimore, Veliaj me stafin e tij ka deklaruar se ka ndërtuar 17 shkolla.

Të njëjtat shkolla që ai i ndërton me 2-3 milionë euro, BE-ja i ndërton me 700 mijë euro për të njëjtin kapacitet, por kjo do të thotë se vidhen. Problemi mund të zbutet. Duke qenë se bashkia nuk ua mundëson çerdhet, atëherë banorët i çojnë në privat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco