Ylli Rakipi ia plas Gaz Bardhit: Bëni mbledhje nëpër hotele. Merre Bashën dhe çoje në...

Ylli Rakipi ia plas Gaz Bardhit: Bëni mbledhje nëpër hotele. Merre Bashën dhe çoje në...

22:11, 09/03/2023
A+ Aa A-

Ylli Rakipi ka debatuar ashpër me Gazment Bardhin lidhur me faktin se Lulzim Basha vijon të jetë zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike dhe është i vetmi person që KQZ njeh dhe pranon që të çojë në zgjedhje këtë parti. 

E gjitha kjo në një kohë kur ai është dorëhequr. Por edhe pse Rama i dha vulën e PD, Basha po fshihet dhe refuzon të shkojë në zgjedhje. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat me tone të ashpra mes gazetarit Rakipi dhe deputetit Bardhi.

Rakipi i tha Bardhit se Basha duhet të paraqitet në KQZ dhe të shkojë në zgjedhje meqenëse ka marrë "vulën" dhe jo të fshihet. Ai i tha Bardhit gjithashtu se bëjnë mbledhje me deputetët nëpër hotele. 

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Merre Bashën dhe nxirrë aty se ta kërkon komisioneri në KQZ. Merre çoje në KQZ. Merre Bashën atje të drejtojë partinë me të ndenjura të forta dhe jo të fshihet.

Gazment Bardhi: Shko merre ti! Basha ka dhënë dorëheqjen. Ka një vendim të kryesisë së partisë.

Ylli Rakipi: Dhe ngjallet si Kostandini një vit më pas…

Neritan Sejamini: Njeriu që vdes nuk përfaqësohet.

Gazment Bardhi: Kryesia ka njohur dorëheqjen e zotit Basha.

Ylli Rakipi: Gaz Bardhi që njoh unë është njeri racional...

Gazment Bardhi: Basha ka dhënë dorëheqjen para kryesisë. Kryesia ka njohur dorëheqjen e kryetarit të partisë! Çfarë nuk kupton deri këtu? Teatër me mua nuk bën dot askush.

Ylli Rakipi: Lulzim Basha ka bërë sikur ka dhënë dorëheqjen.

Gazment Bardhi: Ti tani po bën teatër. Të lutem teatër me mua me ulërima mos bëj.

Ylli Rakipi: Unë nuk të thërrës për të të lëpirë si në studio të tjera. Para një jave kisha homologun tënd që thoshte budallëqe më të mëdha. Ju keni dy Sekretarë. Pas dy vjetësh mund ti bëni katër Sekretarë ju. Ju bëni mbledhje ilegale në një hotel dhe mblidhni aty klientët e hotelit…

Gazment Bardhi: Të lutem jo me fyerje. Ne nuk mbledhim klientë të hotelit, mbledhim burra dhe gra të nderuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco