Ironia e Gjokutajt: Basha dhe Alibeaj të gjejnë një hoxhë që t’i marrë përsipër të...

Ironia e Gjokutajt: Basha dhe Alibeaj të gjejnë një hoxhë që t’i marrë përsipër të...

22:13, 09/03/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi i cili tha se njeh Lulzim Bashën kryetar të PD sipas ligjit. 

Por pavarësisht kësaj, vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte tepër i qartë, shkruan Gjokutaj në Facebook, teksa tha se ligji parashikon se nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë për regjistrim e firmosur nga Basha, vendimi i KQZ-së do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD-në. 

Megjithatë, Gjokutaj ka një këshillë për Alibeajn dhe Bashën, që të gjejnë një hoxhë. 

"Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj së pari duhet të sqarojnë njëri-tjetrin se kush është Kryetari, sipas tyre!

Pasi ta kenë kryer ketë procedurë, ata duhet të bëjnë inventarin dhe njoftojnë opinionin publik se kush janë nënkryetarët e “partisë” së tyre, a ekziston Keshilli Kombëtar i forcës politike që pretendojnë se drejtojnë! 

Mandej t’ju thonë njerëzve që a munden ta mbledhin një Kuvend të Partisë!

Pasi të kenë kryer këto shërbesa të gjejnë një Hoxhë që t’i marrë përsipër të ndërmjetësojë me KQZ-në për regjistrim!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco