‘8 Marsi’/ Këlliçi i dhuron tulipanë shitëseve ambulante: Bashkia nuk do të jetë më terrori i nevojtarëve

‘8 Marsi’/ Këlliçi i dhuron tulipanë shitëseve ambulante: Bashkia nuk do të jetë më terrori i nevojtarëve

13:29, 08/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ka dhuruar lule shitëseve ambulante në rrugët e kryeqytetit.

‘Pak muaj dhe do të gjejmë një zgjidhje përfundimtare mes Bashkisë Tiranë dhe shitësve ambulantë. Nuk do të jetë bashkia terrori i nevojtarëve!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Shumë lotë kemi parë këto vite. Skena që nuk dalin nga mendja. Konfiskime të tezgave me forcë, trajtim pa respekt për njerëz që luftojnë çdo ditë me ekzistencën.

Pak muaj dhe do të gjejmë një zgjidhje përfundimtare mes Bashkisë Tiranë dhe shitësve ambulantë. Nuk do të jetë bashkia terrori i nevojtarëve!

Më shumë dashuri dhe respekt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco